Ballina Aktualitet Përfitimi/ Nga 1 prilli të gjithë me llogari bankare, pritet vendimi i...

Përfitimi/ Nga 1 prilli të gjithë me llogari bankare, pritet vendimi i qeverisë për të kaluar pensionet

77
0

Nga muaji prill nis zbatimin ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike. Të gjithë pensionistët, studentët apo individët me ndihmë ekonomike do të hapin një llogari bankare. Bankat janë të detyruar atë bëjnë këtë proces pa kosto për të gjithë. Irida Huta, kryetare e Komitetit të Pagesave në Shoqatën e Bankave, deklaroi se bankat janë gati për të ofruar këtë shërbim.

“Kjo nismë është gjëja e duhur që i mungonte tregut. Është një hap më shumë drejt digjitalizimit dhe reduktimit të parave cash. Kjo llogari i jep mundësi çdo individi të marrë shërbim për tërheqje apo depozitim, apo transferta gjatë 24 orëve dhe 365 ditë të vitit. Sistemi bankarë është gati të ofrojë këtë shërbim për cilido që do të vijë të trokasë për të hapur llogarinë”, sqaroi Huta në Vizion Plus në emisionin “E-ZONE”

Në çdo rast hapja e llogarisë do të jetë vullnetare, por sa efektive do të jetë një masë e tillë?

“Hapja e llogarisë bankare do të jetë vullnetare, por ligji parashikon që vet qeveria do ta detyrojë individin që disa shërbime t’i marrë në bankë. Kjo llogari mund të përdoret edhe për remitancat, ku të afërmit mund të transferojnë para për prindërit e tyre” deklaroi Huta në “E-ZONE”

Me nisjen e zbatimit të këtij ligji pritet që qeveria të vendosë transferimin minimalisht të pensionit nga posta në bankë. Më pas gradualisht do të ofrohen edhe shërbime të tjera.