Ballina Aktualitet Durrës, shfrytëzonte për prostitucion 5 shtetase të huaja, arrest në burg për...

Durrës, shfrytëzonte për prostitucion 5 shtetase të huaja, arrest në burg për 39-vjeçarin nga Shijaku

100
0

Ismet Zoto është vënë në prangat e policisë në Durrës. 39-vjeçari u konfliktua me një shtetase të huaj më datën 6 mars të këtij muaji në një apartament në Durrës.

Kjo e fundit pas konfliktit u hodh nga ballkoni i banesës duke përfunduar tek tenda e lokalit poshtë. Ismet Zoto akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion këtë shtetase dhe 4 të tjera që banonin së bashku me të.

‘Vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024.

Vihet në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.’