Ballina Rajoni Eurodeputetja përplaset me Bërnabiç për Kosovën: S’varet nga ju anëtarësimi në KiE

Eurodeputetja përplaset me Bërnabiç për Kosovën: S’varet nga ju anëtarësimi në KiE

115
0

Eurodeputetja Viola von Cramon dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç kanë patur një ‘përplasje’ në distancë në platformën “X” lidhur me Kosovën.

Cramon ka shkruar se Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me proceset integruese të Kosovës në KiE.

“Sigurisht që nuk jam kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përkundrazi, jam pro por Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në KiE.

Nëse keni një mendim tjetër, kjo varet nga ju. Nëse dëshironi të largoheni nga Këshilli i Evropës varet gjithashtu nga ju, por thjesht nuk mendoj se është serioze”, ka theksuar Von Cramon në “X”.

Ndërkohë në reagimin e saj, Brnabiç akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë kredibiliteti, duke thënë se 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është implementuar akoma Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Përfundimisht, çka flet kundër anëtarësimit të Kosovës në KE? Lehtë, ajo që është më e rëndësishme – fakti se në përputhje me drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e OKB-së Kosova është krahinë autonome e Serbisë dhe jo shtet evropian”, ka thënë ish-kryeministrja e Serbisë.

Kreu i Kuvendit të Serbisë ka shtuar se partnerë evropian të Serbisë kanë thënë se themelimi i asociacionit është parakusht për diskutim të integrim të Kosovës në KiE apo organizatat tjera.

“A kanë gënjyer partnerët tanë dhe tjerët” la shtruar pyetjen ajo.