Ballina Politika “Fitore” – A mbajnë përgjegjësi deputetët, për gënjeshtrat publike

“Fitore” – A mbajnë përgjegjësi deputetët, për gënjeshtrat publike

41
0

Deputetja demokrate Ina Zhupa lajmëroi një ditë më parë, se drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, ka dhënë dorëheqjen.

“Një fitore e vogël clirimi i RTSH nga paligjshmëria me dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës!

Që para se të zgjidhej e kam denoncuar që po përgatitej zgjedhja e tij me porosi;

Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qënë deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prap e mbajtën në mënyrë antiligjore.

Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale.

Keqardhje për kolegët e komisionit të medias që nuk u ngritën në lartësinë e detyrës, duke pasur shkeljet para syve nuk kanë marr asnjë masë brenda kuadrit që na lejon ligji si komision përgjegjës.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.

I bëj thirrje këshillit drejtues pas këtij dështimi të rradhës herë tjetër të ndjekin ligjin kur zgjedhin drejtuesin e ri të RTSH”, shkruante ajo.

Lajmi ishte i rremë, gjë që u konfirmua nga vetë Alfred Peza.

Ai tha se do të largohet vetëm kur t’i mbarojë mandati, në vitin 2028.

Megjithatë Zhupa jo vetëm që s’ka kërkuar falje për gënjeshtrën publike të shpërndarë në rrjetet sociale dhe nuk e ka fshirë njoftimin e saj, por ka bërë një tjetër reagim, duke thënë se Peza në fakt është dorëhequr nga dorëheqja, a thua e di ajo këtë muhabet, dhe jo i zoti i punës.

“Elvis Roshë që tërhiqen nga dorëheqja Rilindja ka plot!

Ora e prokurorisë ndikon në të tilla sjellje me siguri…”, shkruan Zhupa.

Tani këtë muhabetin e lajmeve të rreme, këta e kanë si shkollë nga Sali Berisha, që jo më larg se pak ditë më parë bëri të vdekur një fermer, ndërkohë që ai i shkreti doli publikisht në një video, për ta përgënjeshtruar./TemA