Ballina Slider Ish-gruas së Maradonës i besohet organizimi i dasmës përrallore të Dybala

Ish-gruas së Maradonës i besohet organizimi i dasmës përrallore të Dybala

83
0

Është gati koha për dasmën e Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini.

Së fundmi këngëtarja dhe aktorja ka zbuluar disa detaje nga ceremonia e kësaj vere.

Një nga më kuriozët sigurisht ka të bëjë me zgjedhjen e planifikuesit të dasmave.

Claudia Villafane, gruaja e Diego Armando Maradona nga viti 1989 deri më 2004, do ta organizojë ngjarjen më të shumëpritur të vitit në Argjentinë. Villafane hapi një kompani eventesh 17 vite më parë dhe është shumë e kërkuar në Argjentinë, qoftë për dasma VIP-sh, por edhe të njerëzve të thjeshtë.

Në të njëjtën kohë ajo është një sipërmarrëse dhe kuzhiniere e mirë, siç tregohet në versionin VIP të “MasterChef”. Villafane kujdeset shumë për klientët e saj, përpiqet që çdo dasmë të jetë unike dhe e paharrueshme.

Në një intervistë për “Implcabalres”, Claudia Villafane zbuloi gjithashtu se kishte disa fërkime me vajzën e saj Dalma, e lindur më 1987 nga lidhja e gjatë me Diego Armando Maradona. Të dy u grindën për shkak të ditëlindjes së Roma, vogëlushes që Dalma solli në jetë më 2019 me bashkëshortin e saj, regbistin Andres Caldarelli.

“Dalma është një kliente shumë e komplikuar. Ajo përfshihet padyshim. Unë nuk bëj asgjë pa u konsultuar me Dalmën, por është e komplikuar. Lista e të ftuarve më është dhënë gjysmë ore para ngjarjes, nuk mund të bëhet kështu”, – u ankua Villafane.