Hungaria fitoi 2-0 kundër Kosovës në ndeshjen miqësore të zhvilluar pasditen e së martës në “Puskas Arena”. Pas fitores 0-1 me Armeninë katër ditë më parë, Dardanët pësojnë humbje në miqësoren e dytë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, ndërsa ishte Szoboszlai në minutën e 58-të që shënoi golin e parë. Kosova e Franco Fodës provoi të barazonte, por pa sukses.
Duhej minuta e 86-të që Nagy të shënonte edhe golin e dytë për të vrarë shpresat e shqiptarëve. Kështu, pas suksesit me Armeninë trajneri i ri i Kosovës “shijon” humbjen e parë në stol, ndërsa këto ndeshje i shërbyen për të parë nga pranë gjendjen e lojtarëve.