Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane pas zbulimit të aktivitetit të tij të drogës. Mësohet se nga kontrollet dhe operacionet mëngjesin e së hënës në Loreto të Ankonës në Itali u zbulua fshehja e drogës. Sipas mediave italaliane shqiptari kishte kthyer vendin e punës në një bazë për fshehjen e drogës.
Gjatë një kontrolli nga policia, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë dhe material për paketimin e dozave. Shqiptari punonte në një kompani të specializuar në artikuj gome dhe plastike. Shqiptari mësohet se eishte fshehur drogën në vende të ndryshme ndërsa mediat italiane zbulojnë se ai kishte futur doza droge në oriz, në kovat e misrit. Droga u sekuestrua dhe 42-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Montacuto. Në banesë është bërë kontroll edhe në banesë por aty ka pasur vetëm 3500 euro cash.