Ballina Politika Minxhozi reagon ashpër: Ish-kryetari i bashkisë së Himarës duhet të përballet i...

Minxhozi reagon ashpër: Ish-kryetari i bashkisë së Himarës duhet të përballet i vetëm me drejtësinë sepse…

66
0

Analisti Skënder Minxhozi tha se SPAK duhet të veprojë për ish-kryetarin në detyrë të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Në një intervistë  televizive, ia tha se Goro duhet të përballet i vetëm me drejtësinë përmes fakteve dhe provave.

“Ashtu siç themi që Greqia duhet t’i lejë punën SPAK, bëjmë mirë që edhe për çështjen e Goros të ndodhë e njëjta gjë. Letra e Goros tregon që ndodhet në pozicion të vështirë. Në pikëpamjen personale më vjen keq që ndodhet aty. Por këtë betejë duhet ta bëjë i vetëm me prova dhe fakte“, tha Minxhozi.