Ballina Europë Sulmi në Moskë, shkon në 140 numri i viktimave, 56 nuk janë...

Sulmi në Moskë, shkon në 140 numri i viktimave, 56 nuk janë identifikuar ende

85
0

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë, ka shkuar në 140.

Agjencia Ria Novosti raporton se 84 prej tyre janë identifikuar, ndërsa mbeten ende 56 trupa të vdekur për t’i identifikuar. Mes viktimave janë 5 të mitur të moshës 9 deri në 16 vjeç.

Komiteti Hetues ka marrë gjithsej 143 ankesa nga familjet e të dyshuarve të vrarë. Për këtë arsye ende nuk dihet asgjë për 3 persona, madje as nëse ishin me të vërtetë në sallën e koncerteve.