Një 37-vjeçar me inicialet B. P., dhe një 28-vjeçar me inicialet M. R., janë proceduar në gjendje të lirë pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në ambientet e një lokali, në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Po ashtu bëhet me dije se gjatë sherrit ata kanë dëmtuar disa sende në këtë lokal.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. P., 37 vjeç dhe M. R., 28 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, në lagjen “Emin Matraxhiu”, si dhe kanë dëmtuar disa sende në këtë lokal.