Ballina Kosovë Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja me armë zjarri në Prishtinë, identifikohet viktima...

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja me armë zjarri në Prishtinë, identifikohet viktima dhe autorët e shpallur në kërkim (Emrat)

47
0

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme Prishtinën. Një konflikt mes disa personave përfundoi tragjikisht për Egzon Hazirin, rreth 30 vjeç, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga plumbat.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona tjerë, përfshirë një kalimtare të rastit 49-vjeç. Mediat në Kosovë mësojnë se se dy të dyshuarit janë vëllezërit Naim Berisha 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha 29-vjeçar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit autorëve të dyshuar dhe grupit të viktimës. Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit.