Ballina Politika “Asokohe ishte 45 vjeç”/ Gaz Bardhi zbardh detaje nga dosja: Ja çfarë...

“Asokohe ishte 45 vjeç”/ Gaz Bardhi zbardh detaje nga dosja: Ja çfarë e implikon vëllain e kryeministrit me laboratorin e drogës në Xibrakë

91
0

Gazment Bardhi ka mbajtur sot një konferencë urgjente për mediat.

Ai ka treguar fakte që sipas tij lidhin vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Ai tha se Olsi Rama ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45 vjeç.

“Nga të dhënat e sistemi TIMS rezulton se Olsi Rama dhe anëtarët e grupit kriminal të Xibrakës kanë përdorur disa herë së bashku dhe veç automjetin me targa AA653 DM.

Gentjan Gjonaj , Genci Xhixha dhe Ermal Hoxha.

Gjatë periudhës ku u planifikua ndërtimi i laboratorit, është përdorur për hyrje dalje nga Shqipëria nga këto persona”, tha Bardhi.