Ballina Sport Dani Alves pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të...

Dani Alves pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

54
0

Ylli brazilian i futbollit, Dani Alves u lirua pak ditë më parë nga burgu në Barcelonë pasi ka paguar garancinë 1 milionë euro dhe do duhet të presë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë nëse Alves do duhet të vuajë katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate të Barcelonës.

Rasti mori vëmendje të madhe për shkak të famës së yllit brazilian, me mediat spanjolle që raportuan se vetëm disa ditë pasi u lirua, Alves organizoi një festë të madhe e cila thuhet se zgjati deri në orën 5 të mëngjesit.

Alves është liruar pasi ka paguar garancinë prej 1 milionë eurosh dhe jozyrtarisht thuhet se u ndihmua nga Memphis Depay me shumën e majme, nëpërmjet avokatëve.