Ballina Kronika E rëndë, 36-vjeçari ngacmon sek*ualisht të renë me probleme të shëndetit mendor,...

E rëndë, 36-vjeçari ngacmon sek*ualisht të renë me probleme të shëndetit mendor, arrestohet nga forcat e Policisë

86
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Fierit, ku një 36-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një të re me probleme të shëndetit mendor.

Burime bëjnë me dije se ai ka marrë 21-vjeçaren në makinën e tij dhe e ka ngacmuar seksualisht.

36-vjeçari, M.Xh., banues në Tiranë, është ndaluar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.