Ballina Editorial Korrupsioni në Shqipëri ka deligjitimuar qeverisjen aktuale dhe politikën e vjetër

Korrupsioni në Shqipëri ka deligjitimuar qeverisjen aktuale dhe politikën e vjetër

84
0

Nga Skënder Kapiti 

Demokracia dhe vota popullore zgjedh se kujt i besohet pushteti, pra qeverisja. Qeveria dhe pushteti i saj ka detyrën dhe forcën për t’a luftuar korrupsionin. Nëse qeveria është kapur  nga korrupsioni  atëhere  korrupsioni thyen shtetin dhe kërcënon sovranitetin kombëtar.

Pra, nëse qeveria  nuk e ka fuqinë për t’a luftuar korrupsionin dhe nëse qeverinë  e gërryen korrupsioni atëhere ajo qeveri deligjitimohet dhe duhet të japë dorëheqjen.

Korrupsion, korrupsion  përditë  dhe kudo korrupsion në këto 30 vite të tranzicionit..

Korrupsioni kjo antivlerë dhe ky fenomen rrënimtar e dominion tranzicionin dhe  të gjithë realitetin demokratik, politik, juridik, social, shëndetsor, arsimor  e moral dhe është i përditshëm dhe kudo sepse ka përfshirë  gjithë sistemin në Shqipëri.

Përditë në media dhe në publik kryefjala dhe kryetema është fjala korrupsion i cili  përfshin: ryshfetin, vjedhjen, krimin   dhe abuzimin me ligjin, abuzim me postin,detyrën dhe me paranë publike; abuzim me vendimmarrjet shtetërore dhe ato administrative e gjyqësore. Përditë arrestime e hetime qeveritarësh, ministrash, drejtorësh e punonjësisht të administatës qëndrore e lokale për korrupsion, por shumë rrallë e shumë  pak ndëshkime dhe ato madje janë shumë të lehta për korrupsionin e lartë shtetëror, dhe më shumë këto po bëhen si reklama mediatike në përpjekje sa për t’ia mbushur mëndjen publikut se po vepron ligji e drejtësia.

Korrupsioni është bërë një kercënim real për patriotizmin, për sovranitetin e individit  dhe për sovranitetin kombëtar, për shoqërinë, për demokracinë,për shtetin ligjor dhe për liritë e të drejtat e qytetarëve. Korrupsioni thyen ligjin, normat morale, kërcënon sovranitetin dhe prandaj deligjitimon qeverisjen e cila duhet të japë dorëheqjen.

Korrupsioni në Shqipëri ka deligjitimuar të gjithë politikën e vjetër të këtij tranzicioni e cila ka montuar regjimin e korrupsionit, krimit dhe të padrejtësisë.

Korrupsioni ka bllokuar zvillimin normal të jetës, ka bllokuar zhvillimin e ekonomisë, pronës, të investimeve, të integrimit  dhe ka cur në humbjen e shpresës dhe të besimit publik te ligji dhe te shteti.Korrupsioni ka goditur rëndë sigurinë e jetës, ka goditur rëndë themelin moral të shoqërisë  dhe tërë sistemin demokratik.

Korruspioni ka goditur rëndë patriotizmin, funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë.

Korrupsioni funksionon si një sistem apo si reaksion zinxhir  i cili ka kapur dhe ka lidhur të gjitha hallkat e sistemit dhe të shtetit.Korrupsioni gjithcka e ka hedhur në pazar dhe në ankand si: pasuritë kombëtare, trojet, pronat, votën, demokracinë, ndershmërinë,drejtësinë, diturinë e deri edhe moralin e personalitetin, dhe  ku përfitues janë politika, pushteti, drejtësia, mediat, paraja  dhe oligarkët që edhe këto si: politikën, ligjin, ekonominë dhe drejtësinë   korrupsioni i ka nxjerrë edhe ato në shitje përderisa korrupsioni i blen edhe ato.