Ballina Kosovë Kosova sot kujton demonstratat popullore të vitit 1989, reagon Kurti: Kundër regjimit...

Kosova sot kujton demonstratat popullore të vitit 1989, reagon Kurti: Kundër regjimit kriminal të Serbisë

63
0
Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in capital Pristina, Kosovo, Sunday, Feb. 5, 2023. Kurti said Sunday that Serbia should face the past and show "willingness and interest for EU and NATO and not for Russian Federation." (AP Photo/Franc Zhurda)

Kosova sot kujton demonstratat popullore të vitit 1989. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës. Kurti shtoi se shqiptarët e Kosovës po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

“Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre. Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë.

Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike. Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri,” shkruan Kurti.