Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, është shprehur se Partia Socialiste si dhe Rithemelimi nuk e duan Reformën Zgjedhore. Ai tha se të dy palët bënë kompromis që të bëjnë një Reformë Zgjedhore të përbashkër.
Ai tha gjithashtu se mazhoranca përdori Rithemelimin për të ngritur një strukturë të re, që të minonin punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi sipas tij, nuk donin që ky komision të kishte produkt.
“Ne kemi shkuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore me propozimet tona. Propozime që i kemi diskutuar publikisht sa kemi pasur mundësi. 2 palët e tjera, bënë një kompromis që të bëjnë një reformë zgjedhore të përbashkët.
Për të arritur te ftesa e Bardhit, ke një marrëveshje paraprake mes Rithemelimit dhe PS për të ndryshuar, jo për të vijuar më me Komisionin e Reformës Zgjedhore, por për të krijuar një institucion tjetër. Nuk i kishte skaduar afati ende komisionit. Nuk donin që të kishte produkt Komisioni. Këtu nis gjithçka.
Maxhoranca nuk ka interes të bëjë reformë zgjedhore. E keni të deklaruar nga kryeministri që nëse nuk gjendet një konsensur dhe konsensusi nuk mund të gjendet me zor, duhet vullnet mes palëve. Ne kishim propozimet tona në komision, mazhoranca nuk kishte propozime.
Mazhoranca përdori Rithemelimin për të ngritur një strukturë të re. Kur ti ngre një strukturë brenda Kuvendit, duhet një vendim i Kuvendit për ta ngritur atë. Pse u ndërtua një grup i veçantë me një marrëveshje mes 2 palëve”, tha Kthupi.