Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha se së bashku me avokatin janë njohur vetëm me 15 fashikuj.
Beqaj shtoi se kanë bërë kërkesë për veprime shtesë hetimore në lidhje me çështjen dhe po ashtu ka kërkuar që të japë deklarimet e tij dhe të merret sërish në pyetje nga hetuesit.
“Unë me avokatin arritëm të shohim 15 fashikuj. Dosja është voluminoze. Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit.
Legjislacioni i brendshëm i SPAK që rregullon kostot e shpenzimeve, Në këtë fazë, unë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon studioja avokatisë dhe në fund i bën faturat për mua. Tarifat janë jo të vogla dhe për të marrë një USB secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë. Këto janë tarifat në fuqi që jemi detyruar të ndjekur procesin që ka filluar prej disa javësh”, tha Beqaj.
Kujtojmë se SPAK vendosi Ilir Beqajn nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.
Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.