Ballina Europë Tërmet i fuqishëm në Itali, lëkundje në Kroaci dhe Slloveni

Tërmet i fuqishëm në Itali, lëkundje në Kroaci dhe Slloveni

106
0

Lëkundje të fuqishme tërmeti me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter pati mbrëmë në veri të Italisë.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

Bazuar në të dhënat e para,  ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftojnë mediat italiane.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dhe zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime për dëme.