Ballina Aktualitet U dënuan bashkë me ish-sekretarin e Financave Arlind Gjokutaj, lirohet nga qelia...

U dënuan bashkë me ish-sekretarin e Financave Arlind Gjokutaj, lirohet nga qelia përmbaruesi Alban Ruli, shuhet arresti i shtëpisë për Ilir Thanën

128
0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga qelia përmbaruesin privat Alban Ruli dhe nga masa e sigurisë “Arrest shtëpie” shtetasin Ilir Thana, të cilët u arrestuan së bashku me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuataj, në janar të 2023 në lidhje me dosjen e vjedhjes së shumës prej 1.2 milionë eurove në buxhetin e shtetit.

Në lidhje me të pandehurin I. Th. Gjykata vendosi :

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit I. Th për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit I. Th për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

– Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit I. Th i zbritet 1/3 e dënimit duke u dënuar me 2 (dy) muaj burgim.

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I. Th nga institucioni i paraburgimit ku ai ndodhet, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

– Në zbatim të nenit 190 shkronja ç të Kodit të Procedurës Penale, shuma prej 1.859.920 (një milion e tetëqind e pesëdhjetë e nëntëmijë e nëntëqind e njëzet) Lekë, e sekuestruar me procesverbalin datë 15.12.2022, në llogarinë e shtetases Sh. P dhe shuma prej 21.109.384 (njëzet e një milionë e njëqind e nëntëmijë e treqind e tetëdhjetë e katër) Lekë, e sekuestruar me procesverbalin datë 15.12.2022, në llogarinë qëllimore të përmbaruesit A. R për kreditorin I. Th, të ruhen derisa të zgjidhet nga gjykata civile konflikti i ngritur për pronësinë e tyre.

8. Shpenzimet procedurale në ngarkim të të pandehurit I. Th.

 – Lënien në fuqi të vendimit në lidhje me disponimet për provat e tjera materiale.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm më datë 29.02.2024, ka vendosur: “Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar për të pandehurin A. R, me vendimin Nr. 9, datë 02.02.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se e ka vuajtur dënimin e dhënë me vendimin Nr.3006, date 15.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë”.