Ballina Rajoni Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t’i përçajnë shqiptarët

Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t’i përçajnë shqiptarët

82
0

Më 17 prill në Kroaci do të mbahen Zgjedhjet Parlamentare.

Komuniteti shqiptar atje është unifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Lidhur me këtë ka folur deputetja Emina Lekaj – Prljaskaj.

Ajo në Info Magazine në Klan Kosova tha se komuniteti boshnjak po mundohet ta përçajë atë shqiptar.

Prljaskaj theksoi se në garë do të jenë dy kandidatë shqiptarë që do të konkurrojnë për postin e deputetit.

“I kemi ftuar të gjithë shoqatat shqiptare në Kroaci që të unifikohemi dhe të marrim një qëndrim që mos ta lëshojmë postin apo selinë e deputetit që edhe këtë mandat unë të jem përfaqësuese jo vetëm e shqiptarëve por edhe e katër pakicave tjera”, tha ajo.