Sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Sirisë, Aleppo kanë bërë që të vdesin më tepër se 40 njerëz. Shumica prej tyre janë ushtarë, informojnë mediat vendase.
Mes viktimave janë edhe gjashtë anëtarë të Hezollahut. Kështu konfirmoi grupi libanez në Telegram.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Britani tha se numri i të vdekurve ishte 42 dhe tha se dhjetëra njerëz u plagosën. Reuters konfirmoi së paku 38 viktima.
Ministria e Mbrojtjes në Siri tha se sulmet kishin në shënjestër disa fshatra të Aleppos. Monitoruesi i luftës SOHR tha se 36 ushtarë sirianë janë vrarë.
Siria, Rusia dhe Irani kanë dënuar sulmet, ndërsa Izraeli nuk ka reaguar.