Gazetari, Bled Kasmi shprehet se ka një luftë të brendshme brenda PS-së, e cila ka prodhuar qeverinë më të korruptuar në këto 33 vite.
Kasmi: Nga njëra anë SPAK po kërkon të tregojë forcë, nga ana tjetër nuk mund ta mohojmë ajo është e dukshme që është përfshirë një luftë e brendshme brenda PS-së.
11 vite në pushtet, kanë hyrë në vitin e 12-të kuptohet që është një konsumim i pushtetit nga njëra anë.
Nga ana tjetër kemi një abuzim kolosal të fondeve publike.
Në këtë mënyrë kuptohet që lufta e brendshme sa vjen e agravohet sa më shumë.
Kemi një luftë për jetë a vdekje që bëhet brenda asaj partie.
Dhe kuptohet që SPAK tani po fillon e krasit disa degë brenda kësaj partie e cila e ka përfunduar misionin e vet qeverisës si një parti që ka prodhuar një qeveri më të korruptuar në historinë e këtyre 33 viteve.