Ballina Europë Kremtimi i Pashkëve Katolike, Franca izolon kishat nga sulmet e mundshme terroriste

Kremtimi i Pashkëve Katolike, Franca izolon kishat nga sulmet e mundshme terroriste

42
0

Ministri i Francës Gerald Darmannin u ka kërkuar rajoneve që të vendosin forca policore përpara të gjitha kishave katolike për Pashkë këtë fundjavë.

Këto masa vijnë pas rritjes së kërcënimeve terroriste si dhe rritjen e tensioneve ndërkombëtare, prej luftës në Gazë dhe sulmit në Moskë. Siç bën përgjithësisht me rastin e festave të ndryshme fetare, ministria u kërkon autoriteteve rajonale të “mobilizojnë forcat e zbatimit të ligjit” për të “siguruar vigjilencë dhe këshilla sigurie” për autoritetet fetare lokale.

“Në veçanti, është e nevojshme të insistohet në kontrollin vizual të turmave që hyjnë me qëllim të identifikimit të personave të dyshimtë ose t’u tregohet një vëmendje e veçantë automjeteve të parkuara pranë vendeve të tubimit apo kultit”, shkruan ministri i brendshëm francez. .

Dy plane sulmi dështuan në Francë pas fillimit të vitit. Njëri përfshinte sulmin kundër një ndërtese fetare katolike nga një person i cili përkrahte ideologjinë xhihadiste.