Ballina Lifestyle Motra e Bianca-s i thotë të gjitha, ja çfarë mendon familja e...

Motra e Bianca-s i thotë të gjitha, ja çfarë mendon familja e saj për Kanye

138
0

Angelina Censori ka hedhur poshtë pretendimet se familja e saj është e shqetësuar për motrën e saj, Bianca Censori për romancën e saj me bashkëshortin Kanye West.

Modelja Angelina thotë se pretendimet janë ‘budallallëqe’ dhe familja e saj e mbështet romancën e tyre.

“Ne të gjithë e mbështesim atë. Ne mbështesim albumin e tij të ri. Ne mbështesim rrobat e tij të reja që po nxjerr”, tha Angelina për Herald Sun.

Angelina e përshkroi motrën e saj si ‘shoqen dhe njeriun e saj më të besueshëm’ dhe këmbëngul se gjithçka është mirë.

‘Të gjitha janë vetëm mashtrime. Thuhej diçka edhe për babin tim këto kohët e fundit. Babai im nuk flet kurrë. Asgjë nuk është e vërtetë’ tha ajo.

Kanye dhe Bianca janë komentuar shumë në rrjet pas daljeve të tyre në publik, ku Bianca shfaqej tepër provokuese. Një burim i brendshëm ka pohuar se reperi po e bën këtë gjë për një arsye.

Një video e Bianca Censorit e realizuar para lidhjes së saj me reperin Kanye West po bën xhiron e internetit. Që kur çifti bëri të ditur lidhjen e tyre, askush nuk e ka dëgjuar zërin e stilistes së Yeezy, as në deklarata, as përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk i përdor as rrjetet sociale dhe në daljet e tyre publike thjesht qëndron në heshtje në krah të Kanye West.