Ballina Rajoni Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin...

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

63
0

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian zbërthen arsyet pse Brukseli po e “përkëdhel” kaq shumë Aleksandër Vuçiç.

“BE-ja nuk dëshiron të humbasë Serbinë ndaj Rusisë apo Kinës. Por cili është çmimi i frenimit?”, shtron pyetjen Katarina Bareley në një intervistë për median gjermane Frankfurter Rundschau.

Zyrtarja e lartë e Parlamentit Europian thekson se “Putini dhe Kina po i afrohen Ballkanit”, teksa paralajmëron se “kompromiset mes BE-së dhe autokratëve, do të kthehen në fund në një boomerang”.

Bareley thotë se zgjerimi është një mundësi për të promovuar paqen dhe lirinë në Europë dhe nuk ngurron të kritikojë Brukselin për favorizimin e Serbisë karshi Kosovës, duke sjellë dhe një shembull konkret.

“Në mosmarrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës shtatorin e kaluar, Komisioni Europian në mënyrë të njëanshme vendosi sanksione vetëm kundër Kosovës. Duke bërë këtë, ky institucion dërgon sinjale kontradiktore.”

Media gjermane ka marrë dhe mendimin e doktorit të shkencave politike, austriakut Vedran Džihić, i cili gjithashtu kritikon ashpër Komisionin Europian që po mbyll sytë përballë sjelljes autoritare të Vuçiçit.

Analisti thotë me shqetësim se Brukseli po afron në bllok një Viktor Orban të dytë, që nuk ndëshkohet edhe pse vjedh zgjedhjet. Eksperti bën thirrje për më tepër vendime të ashpra nga BE-ja në drejtim të Serbisë, teksa Vuçiçin e konsideron një politikan të afërt me Rusinë në shumë aspekte, përfshirë në qeverisje.

Formula e politologut austriak është që Brukseli të përkrahë më shumë Kosovën dhe vendet e tjera që bëjnë përpjekje reale për anëtarësim.