Ballina Kronika Nga shkelja e arrestit shtëpiak te lojrat e fatit, vihet në pranga...

Nga shkelja e arrestit shtëpiak te lojrat e fatit, vihet në pranga një person dhe procedohet penalisht një tjetër

202
0

Arrestohet një person dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale në Korçë. Mësohet se një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi shkeli arrestin shtëpiak, pasi ishte dënuar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjithashtu një 21-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit në celularin e tij janë gjetur faqe që përdoren për vënien e basteve sportive. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 18, Korçë jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. F., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, gjatë kontrollit të ushtruar në dy celularët e tij, u gjetën faqe të cilat dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.