Ballina Aktualitet Sa para duhen për të jetuar mirë në Shqipëri!

Sa para duhen për të jetuar mirë në Shqipëri!

63
0

Për te jetuar normalisht në Shqipëri, paga nuk duhet të jetë më pak se 1000 euro. Kështu u shprehën një pjesë e madhe e qytetarëve të pyetur nga Dritare TV.

“Paga minimale në Shqipëri nuk duhet të jetë më pak se 1000 euro. Që një familje me tre veta të jetojë mirë, duhet minimalisht një rrogë 1000 euro. Nëse janë 4 veta duhet më shumë sepse fëmijët kanë shumë shpenzime”, thotë një qytetar.

Megjithatë një prej qytetarëve foli më shumë për rëndësinë e çmimeve të produkteve se sa për rrogën duke thënë se nëse çmimet 5-fishohen, rritja e pagës në 1000 euro, nuk ndikon në përmirësimin e jetës ekonomike.

“Nuk ka rëndësi paga minimale. Ti mund ta bësh pagën 1000 euro në muaj por nëse sheqeri shkon 8 qind lek kilogrami, nuk mund t’ia dalësh të jetosh normalisht.

Në asnjë dyqan nuk ka në etiketën e produkteve, një numër kontakti që për çdo pretendim që kemi për cilësinë të kontaktojmë. Mora në dyqan një bukë që më qëlloi e mykur. Nuk kisha ku të ankohesha.

Pra më rëndësi kanë çmimet e produkteve se sa rroga”, shprehet një tjetër.

Një tjetër qytetar tha se pensionet duhet që të paktën të jenë 50 mijë lekë:

“Paga minimale duhet të jetë 50 mijë të reja. Edhe pensionistët kaq mendoj duhet ta kenë”.