Deputetja Milva Ekonomi ka postuar nje status momentin kur merr teseren elektronike, nga varrmihësi i Durrësit, sheiku i Naftes siç thoshte, Fatos Nano. E ka publikuar në faqen e saj si për t’i thënë Durresit se ne shesim varreza se bashkëortaku i tij e ka biznesin 100 metra larg varrezave të reja. E ka botuar duke thënë se ai është kontribuesi i PS, madje më i madhi. E shkruan plot elegancë:
Kështu e njohin durrsakët kryetarin e Partisë Socialiste, më dha Kartën e re të anëtarësisë. Nuk ka socialist që nuk e njeh në Partinë Socialiste të Durrësit për përkushtimin, punën e palodhur, profesionalizmin e tij, që nuk e respekton kontributin e tij prej disa dekadash në Parti. Faleminderit Luan për atë që je dhe bën
E ke qarë deputete! Vetëm ti që je marrë me statistika mund t’i kesh numëruar varret që janë shitur. Po sot ka një gjë tjetër për atë që punësoi gruan drejtoreshë, djalin në port e vëllain që ka frikë kur kalon rrugës dhe piqen kalli misri para bashkisë, se aty janë dhënë lejet, një tjetër nuk po e përmend se e ka fshehur prefekti në administratën e tij.
Nuk është bulevardi që që e zbardh këtë gjë. Janë organet kompetente. Objekti ku ka marrë shtëpi Luan Zaza (XAXA) në lagjen 6 është ende pa leje ndërtimi. Konkretisht në rrugën “Bashkimi”.
Dokumenti që ju do të lexoni është 7 kate dhe bëhet 11 kat, pa leje ndërtimi.
Nuk do të bëjmë asnjë koment si gazetë se na shqetësohen edhe postmodernistët, pjesë e cilës është Zaza ose Xaxa se ka dy emra në leje, thjeshtë po publikojmë fakte. Leja e ndërtimit është miratuar me nr 2 datë 19.02 2002ku thuhet se përfitojnë truallin me blerje banorët. Po si është e mundur që me të njëjtën shkresë i njejti pallat është ndërtuar edhe te ish Pameba lagja 1. Një vendim për një pallat në dy lagje. Një vendim për Luan Zazën dhe një për Luan Xaxën? Pallati pranë gjimnazit “Gjergj Kastrioti” është ndërtuar 7 kat. Po ky në lagjen një si është ndërtuar aty?
Me siguri nga këtu nis edhe kontributi i kreut të PS Luan Zaza. Për të tjerat, naftë sheikësh apo varreza të shitura kemi të tjera gjëra. Urime Milva dhe Klodiana që e keni kaq për zemër kreun e PS.
Bulevard po boton të plotë një set dokumentesh ku mjafton edhe vetë Milva se Klodi ka marrë urdhër për Like, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë vend. Vetëm një pyetje ka bulevardi: Kryetari i PS e ka emrin Luan Zaza apo Luan Xaxa? Me siguri nje mjeke e ngatërron me një qetësues.
Në fakt kjo është dosja e parë e Luan Zazës në SPAK. Dosja e dytë është me atë që bëri biznes në Durrës duke shitur varre. Për këtë të dytën edhe po nuk të ndëshkoi SPAK, të ndëshkon Zoti dhe pse komunistët dhe aq më shumë sekretarët e rinisë nuk besojnë në Zot!