Ballina Kosovë VIDEO/ Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës renditet në top treshen e...

VIDEO/ Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës renditet në top treshen e kompeticionit prestigjioz

61
0

Në një garë me pothuaj 400 Universitete, ekipi i fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ka arritur të renditet në top treshen më të mirë në botë.

Ata shkëlqyen në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot duke marrë kështu një fitore historike për Universitetin e Prishtinës.

Për studentët në fushën e drejtësisë kjo tregon aftësi dhe talent të rrallë sidomos në krahasim me kolegët e tyre europianë.

Dea, Morea, Ariana, Melisa, Noli dhe Rea na bënë krenarë të gjithëve me performancën e tyre të shkëlqyer. A.K./TemA