Ballina Kronika Dosja 5D/ Pas hekurave me urdhër të SPAK, përfundon seanca për zyrtarët...

Dosja 5D/ Pas hekurave me urdhër të SPAK, përfundon seanca për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës, gjykata tërhiqet për vendim

64
0

Teksa sot do të jepej masa në GJKKO për 8 drejtorët e ish-drejtorët e bashkisë Tiranë të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit në lidhej me të ashtuquajturën dosja 5D, seanca ka përfunduar.

Mësohet se Gjykata e Posaçme tanimë është tërhequr për vendim, i cili pritet të jepet më vonë gjatë ditës.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se seanca u ndërpre më herët dhe shkak është bërë kërkesa e avokatëve të personave të arrestuar, të cilët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen me gjykatën me pranga në duar.

Të tjerët, do të njihen me masën Detyrim për paraqitje. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.