Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Z.Arbana ka shkruar:
“Kur flasim për investimet madhore të pesë viteve të fundit që janë bërë në Shijak, por jo vetëm, kur flasim për ringritjen pas tërmetit, apo për një realitet të dukshëm që e prekim të gjithë shijakasit nga afër çdo ditë, të gjitha këto padiskutim i kemi arritur falë mbështetjes së Kryeministrit Rama.
Çdo ardhje e kryeministrit në Shijak ka qënë një shpresë më shumë për rilindjen dhe zhvillimin e qytetit tonë.
Shqipëria gjatë dekadës së fundit ka pasur arritje shumë të mira në fusha të ndryshme. Suksesi me rindërtimin është i padiskutueshëm. Mijëra familje kanë përfituar një shtëpi falas më të fortë, më të madhe dhe më të bukur nga ajo që kishin para tërmetit.
Pandemia Covid-19 edhe pse ishte një situatë e jashtëzakonshme që i gjeti të gjithë të papërgatitur, menaxhimi që ju bë gjithë pandemisë nga ana e qeverisë shqiptare ishte shumë i mirë.
Rritja dhe vëmendja turistike ndaj vendit tonë është falë politikave turistike të ndërmarra nga Kryeministri dhe Qeveria shqiptare; investimet në infrastrukturën rrugore dhe promovimin turistik.
Shqipëria si një nga vendet me natyrë shumë të bukur e të larmishme është kthyer në destinacion të preferuar për turistë nga e gjithë bota, numri i të cilëve rritet dita ditës.
Arritje të tjera falë vizionit të Kryeministrit janë reforma në arsim, ngritja e pagave, reforma në drejtësi dhe suksesi në politikën e jashtme.
Nëse krahasojmë se ku ishin pagat në 2013 kemi një rritje shumë të madhe, e cila do të vazhdojë në çdo sektor.
Duhet të mbështesim Partinë Socialiste dhe liderin Edi Rama, që Shqipëria të vazhdojë progresin e saj me në krye një lider, i cili në themel të vizionit të tij qeverisës ka mirëqenien e qytetarëve, mbështetjen e grave, meritën, aftësinë dhe përgjegjshmërinë për t’i shërbyer sa më mirë shqiptarëve dhe të ardhmes së fëmijëve.
Vetëm Përpara me Partinë Socialiste!”