Ballina Aktualitet Fundjava boshatis Tiranën, trafik kilometrik drejt Elbasanit

Fundjava boshatis Tiranën, trafik kilometrik drejt Elbasanit

79
0

Qyetarët e Tiranës kanë zgjedhur që fundjavën e pashkëve ta kalojnë jashtë kryeqytetit, konkretisht në jug e juglindje. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Newsbomb.al, trafiku në autostradën drejt Elbasanit është goxha i rënduar.

Qytetarët të shumtë kanë dalë me mjetet e tyre për kremtuar pashkët në Elbasan dhe Korçë, si dhe për të shijuar motin me diell në këtë fundjavë të fundit të Marsit.

Temperaturat kanë arritur në 30 gradë celcius, një situatë anormale për Shqipërinë, edhe sipas asaj që kanë evidentuar sinoptikanët. Moti i kthjellët është shfrytëzuar nga qytetarët për të dalë me familjarët në destinacionet e preferuara jashtë Tirane.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në kryqëzimet në hyrje dhe në dalje të autostradës, për të mos lejuar vonesa më të gjata në qarkullim, si dhe për të udhëzuar qytetarët në rrugë alternative.

Për shkak të kësaj situate, të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë durim dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, të cilat mund të rrezikojnë vetë ata dhe familjet e tyre, por edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.