Ish- deputeti i PD-së, Myslym Murrizi deklaroi në një emision televiziv se mes Ramës dhe Mitsotakis ka pasur një marrëveshje që Beleri të kandidojë në Himarë, dhe është Rama që e ka shkulur marrëveshjen.
Sipas Murrizit, Rama e ka prerë në besë Belerin.
“Ai është nxehur me Ramën se i ka thënë ta vë Belerin si kandidat në Himarë dhe ai i ka thënë po. Po qenë 3 veta, 2 janë spiuna. E ka ditur problemin e Belerit në ’95 ndaj ka pyetur. Rama i ka thënë pa problem. Inati i atij nuk është te Beleri, por te Rama që i ka dalë fjale. Kanë qenë 3 veta në takim mes Ramës dhe Mitsotakis, ku i ka thënë Ramës dhe ai i ka thënë vendose. Të dalë një të thotë që nuk është kështu. Ai është mërzit se ai e ka prerë në besë. 5 biznese të mëdha kanë financuar fushatën e Belerit.”, tha Murrizi.
Murrizi: Jam kundër Belerit edhe pse jam në Rithemelim
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi është shprehur po në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se është kundër Fredi Belerit pavarësisht se bën pjesë në grupin politik të Rithemelimit të Sali Berishës.
“Kundër Fredi Belerit jam edhe unë, edhe pse bëj pjesë te Rithemelimi. Por për hetimin si i është bërë Belerit… unë Belerin nuk e votoj për 100 vjet. Por që të çosh një polic të infiltruar kur të gjithë kryetarët e bashkive vjedhin votat dhe ke dosje 184, 339, 384 që nuk hetohen dhe prokurorët e këtyre dosjeve shkojnë në SPAK….jam kundër kësaj procedure”, u shpreh Murrizi