Ballina Rajoni Mure të çarë e tavane të dëmtuar, çfarë la pas tërmeti i...

Mure të çarë e tavane të dëmtuar, çfarë la pas tërmeti i fuqishëm në Greqi

111
0

Qyteti i Patrës u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 Rihter mëngjesin e kësaj të premte, me banorët që u panikosën nga lëkundjet e forta sizmike.

Për fat të mirë nga tërmeti nuk pati të lënduar. Por u shënuan dëme materiale. Tërmeti 5.7 Rihter la pas ndërtesa të dëmtuara dhe të shkatërruara në fshatin Zacharo ku u shënua epiqendra.

Siç raportojnë mediat lokale, nga tërmeti janë dëmtuar stadiumi i fshatit Zacharo (ka çarje në muret e tribunës dhe dhomat e zhveshjes), ndërtesa të vjetra dhe ura, ndërsa janë shembur edhe disa mure të vjetër mbajtës.

“Sipas kontrolleve të para të kryera nga ekipet tona, janë shënuar dëme në ambientet e stadiumit”, theksoi kryebashkiaku Kostas Mitropoulos, duke shtuar se “do të qendrojnë të mbyllura për disa ditë për arsye sigurie.

Megjithatë, do të ketë një kontroll të dytë në stadium për të nxjerrë përfundime më të sigurta për shkallën e dëmit”.