Ballina Kronika Përplasen dy automjete kokë më kokë në Rrugën e Kombit, raportohet për...

Përplasen dy automjete kokë më kokë në Rrugën e Kombit, raportohet për 5 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

33
0

Pesë persona mbeten të plagosur mes të cilëve dhe dy fëmije, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, ku u përplasen me njëra-tjetrën një automjet tip Golf 6 dhe një foristradë Tip Benz.

Nga aksidenti mbeten të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri ne Golf pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.

Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tirane, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa drejtuesi i ‘Fouristradës’, i cili udhëtonte i vetëm mori lëndime të lehta.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga e kombit, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e forte është bërë parakalimi i gabuar i golfit, drejtuesi i se cilit humbi kontrollin e mjetit.