Ballina Sport “Divorc” i sigurt i trajnerit, De Zerbi lë Brighton, vjen njoftimi

“Divorc” i sigurt i trajnerit, De Zerbi lë Brighton, vjen njoftimi

77
0

De Zerbi do të largohet nga Brighton. Trajneri i njohur italian ka thënë vetë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Për momentin nuk mendoj të firmos një kontratë të re me Brighton, nuk besoj se do të rinovoj. Kam biseduar me drejtuesit, por nuk kemi arritur një marrëveshje” – tha tekniku.

44-vjeçari numëron 79 ndeshje në pankinën e klubit të Premier League, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.62 pikë për ndeshje. Më parë, ai ka drejtues Sassuolo dhe Shakhtar.

De Zerbi është një nga më të përfolurit, për shkak se lidhet me një kalim të mundshëm te Liverpool apo te Bayern Munchen.