Dramë për një pikë dhe raste “me pikatore”. Në “Etihad Stadium” Manchester City dhe Arsenal barazuan 0-0 në një duel të luftuar në çdo centimetër të fushës. Të dyja skuadrat treguan cilësi në fushë, me dy miqtë Guardiola e Arteta që u ndanë në paqe. Nga ky duel i fituar del Liverpool, që merr kreun e Premier League pas javës së 30-të, duke zbritur nga vendi i parë Arsenalin.