Ballina Kosovë Historia tronditëse: Barbaria e përdhunimeve në grup nga serbët në sy të...

Historia tronditëse: Barbaria e përdhunimeve në grup nga serbët në sy të burrit

97
0

Një prej të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës në një rrëfim të trishtë në Euronews Albania tregoi se çfarë përjetoi nga serbët, dhe mënyrën e dhunshme që e përdhunuan.

Ajo rrëfeu se aktet seksuale të dhunshme ia kryen në sy të burrit të saj, ndërsa tregoi se pasi e përdhunuan, mbi trupin e saj lëshuan çokollatë të shkrirë të nxehtë.

“Ne u nisëm për me dalë. U nisëm me burrin. U munduam të largohemi por na panë. Kishin qenë me maska të vizatuar. Nisën te më ngacmuar. Kur filluan te më prek nga gjokset, më pas reagoi burri. Në momentin që reagoi burri, e kapën e lidhën dhe e rrahën. Më pas filluan seksin oral. Aty reagoi keq burri. Ata të pestë mbaruan qejfin, lloj lloj kënaqësie. Mi lidhën duart, më pas i bën seks anal, oral, vaginal. Më pas burrit i ra të fikët. Më pas erdhën të gjithë personat, njëri pas tjetrit dhe bën qejfin e vet. Pastaj më çuan te një shtëpi shumë të bukur. Kur kam shkuar atje kanë ardhur 5 të tjerë dhe ndenjën deri në mbrëmje. Dhe ata bën të njëjtën gjë. Nuk e di si kam mundur t’i rezistojë atyre. Më e vështirë ka qenë kur kanë ardhur dhe 5 të tjerë që ndenjën gjithë natën. Dy tre vet kanë bërë të njëjtën gjë me mua. Më pas kanë shkuar poshtë, kanë marrë një çokollatë dhe e kanë shkrirë e më pas ma kanë lëshuar në trup. Më pas më kishte rënë të fikët. Kur i kam hap sytë nuk e kam ditur ku jam,” tha ajo.