Ballina Kuriozitete Kjo nuk pritej/ Zbulohet parashikimi i zymtë i Nostradamus për mbretërimin e...

Kjo nuk pritej/ Zbulohet parashikimi i zymtë i Nostradamus për mbretërimin e Charles në 2024

104
0

Një parashikim drithërues i filozofit të shekullit të 16-të duket se i referohet mbretit aktual të Britanisë, Charles, dhe thotë se mbretërimi i tij merr fund para kohe, pikërisht sivjet, mes lajmeve surprizuese për sëmundje të atij vetë, dhe princeshës Kate Middleton.

Nostradamus, i cili besohet se ka parashikuar ngjarje si 11 shtatori, dhe krizat ekonomike moderne, ka shkruar 942 parashikime në librin e tij ‘Les Propheties’ në vitin 1555, sipas të përditshmes Metro.co.uk.

Me sa duket do të ketë më shumë ‘dramë’ për familjen mbretërore britanike në 2024, teksa sipas parashikimit të frikshëm ‘Mbreti mund të largohet me forcë nga posti’.

Në libër thuhet: “Mbreti i ishujve britanikë mund të largohet me forcë … e të zëvendësohet nga një që nuk ka shenjën e mbretit.’

Eksperti Mario Reading ka analizuar paragrafin dhe në interpretimin e tij thotë: “Për arsye të mos aprovimit të divorcit të tij, ai konsiderohet jo në lartësinë e duhur. Populli do të largojë me forcë Mbretin e ishujve dhe do të zëvendësohet nga dikush që nuk mendohej kurrë të bëhej mbret”.

Nostradamus besohet se ka precedentë mjaft pozitivë në parashikimet për familjen mbretërore, ose të paktën me interpretimet që i janë bërë atyre nga “ekspertët”.

Ai ka parashikuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II në 2022 madje dhe moshën e saj të saktë.

‘Mbretëresha Elizabeth II do të vdesë rreth vitit 22, në moshën rreth 96 vjec,’ është shkruar në fjalët e zymta, sipas analistit Mario Reading.

Nostradamus ka parashikuar gjithashtu se mbreti mund të tërhiqet vetë nga froni, dhe se Princi Harry mund të marrë fronin, edhe pse është në fakt i pesti nëradhë.

Zhvillimi vjen teksa mbreti Charles ka thënë se po trajtohet për kancer, ashtu si dhe princesha Kate Middleton që po kryen trajtime parandaluese, sipas njoftimeve të pallatit mbretëror.

Në një njoftim të Kensington Palace për këtë të fundit thuhej: ‘Princi e princesha janë të prekur nga mesazhet e dashamirësisë këtu në Britani dhe vendeve të tjera të bashkësisë se Commonwealth’.