Nga dritarja e shtëpisë së tij ku vuan dhe “arrestin shtëpiak”, Sali Berisha u shpreh se në vitin 1934, Shqipëria ka qenë rreth 1 milionë banorë dhe tashmë këtu na rrokullisi regjimi i Edi Ramës.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Edhe njëherë nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkën, këtë ditë të pavdekësisë, ditë të shpresës, të ringjalljes së hyjit, burrit, shenjtit që ndryshoi aq për mbarë qytetërimin perëndimor, me kodin e tij, me vërtitet dhe shenjtërinë e tij. Por sot ne kemi gjithashtu një ngjarje të dhimbshme, se kjo është historia e këtyre 10 viteve. Sot njoftohet se lindjet në Shqipëri kanë zbritur në nivelin e vitit 1934.
Të dashur miq! Ky është një lajm tmerrësisht i hidhur. Në vitin 1934, Shqipëria ka qenë rreth 1 milionë banorë. Imagjinoni se ku na rrokullisi regjimi i urryer antishqiptar, çnjerëzor i Edi Ramës. Imagjinoni miq këtë dramë që përjeton kombi. Një që rrokulliset në treguesit e ekzistencës së tij në këtë mënyrë, është një komb që loton, është një komb që vajton, është një komb që pret me syhapur zhdukjen e tij.