Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për rekrutimin e detyrueshëm në forcat e armatosura për periudhën nga prilli deri në korrik. Ky dekret i përket të gjithë shtetasve rusë të moshës 18 dhe 30 vjeç që nuk janë rezervistë dhe që janë subjekt i thirrjes ushtarake. Bëhet fjalë për 147.000 rekrutë që deri në verë do të jenë rekrutuar dhe mesa duket do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Ndërkohë bombardimet ruse vijuan natën në rajonin Donetsk dhe Kiev të Ukrainës, duke shkaktuar deri tani 5 të plagosur Këtë e bënë të ditur zyrtarët vendas, të cituar nga mediat e Kievit.
Në Donetsk u goditën qytetet Kurakhove dhe Kostiantynivka. Më përpara ishte goditur dhe qyteti i Krasnohorivka duke shkaktuar dy të vdekur dhe një të plagosur.
Forcat ajrore ukrainase kanë bërë të ditur se Rusia ka lëshuar 16 raketa dhe 11 dronë në Ukrainë në një sulm ajror gjatë natës.
Në një deklaratë në Telegram, forcat ajrore tha se kishin arritur të rrëzonin nëntë nga dronët dhe nëntë nga raketat, shkruan Sky News.