Ballina Bota SHBA, Biden fiton paraprake demokrate në Dakotën e Veriut

SHBA, Biden fiton paraprake demokrate në Dakotën e Veriut

114
0

Presidenti amerikan, Joe Biden fitoi zgjedhjet paraprake presidenciale të djeshme demokrate në Dakotën e Veriut, me mbi 92% të votave, njoftoi media amerikane.

Fitorja e Biden ishte praktikisht e siguruar, pavarësisht se shtatë kandidatë të tjerë ishin të pranishëm në votim.

Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake presidenciale të republikanëve të Dakotës së Veriut më 4 mars.

Biden dhe Trump kanë siguruar tashmë mjaft delegatë për nominimet e partive të tyre përkatëse për zgjedhjet amerikane të vitit 2024.