Ballina Aktualitet Zbardhen përgjimet mes drejtoreshës së “Klubit Sportiv Tirana” dhe administratorit të ‘5D’,...

Zbardhen përgjimet mes drejtoreshës së “Klubit Sportiv Tirana” dhe administratorit të ‘5D’, zbulohet skema për rikonstruksionin e palestrës së mundjes

61
0

Janë zbardhur të tjera detaje nga dosja hetimore për drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

SPAK ka zbardhur bisedat mes drejtoreshës së Klubit Sportiv Tirana Deborah Keçit dhe Nestor Muhametllarit, për procedurën e prokurimit të “Klubit Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes”.

Nga bisedat e zhvilluara mes drejtoreshës Deborah Keçi dhe Nestor Muhametllarit rezultojnë të dhëna të cilat mbështesin faktin se operatori ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k është favorizuar në mënyrë të padrejtë në këtë procedurë prokurimi.

Deborah Keci e shqetësuar, e frikësuar i drejtohet Nestor Muhametllarit të bëjnë kujdes me procedurën pasi mund të përfundojnë pas hekurave.

Në fund të bisedës pasi mbyll procedurën dhe arrihet objektivi për ta shpallur 5D fituese, drejtoresha u thotë “Më dilni për Zot tani”.

Zbardhja e bisedave:

Në datën 21.10.2020 shtetasi Nestor Muhametllari i dërgon kontaktit të mësipërm adresën e postës elektronike të shoqërisë. “Vkonstruksion@gmail.com”

Biseda e datës 27.10.2020.

Deborah: “Nestor… si je? Te nisa me email kto dy preventivat… per dy palestrat ….. po duhet ta hedhim online tenderin”.

Nestor: “ok, qe ta mbyll preventivin une”.

Deborah: “se skemi shume kohe.. nese jan shume kto”.

Nestor: “do ta sjell neser”.

Biseda e datës 28.10.2020

Deborah: “Nestor….. mos ma ler pas dore….. do kalosh sot?.

Nestori nuk i kthen përgjigje, por më pas midis tyre është zhvilluar bisedë telefonike.

Biseda e datës 29.10.2020.

Deborah: “Nestor., prap sme solle njeri sot”.

Nestori i përgjigjet se ka dalë pozitiv (me covid), por se preventivi i saj është gati dhe se do ja dërgojë.

Biseda e datës 31.10.2020.

Nestori: “Debora pershendetje… Preventivin ta kemi derguar… E ke gati… Per cdo gje shtese qe te duhet me shkruaj ti plotesojme te Henen“.

Deborah: “disa pajisje do ja bëjnë donacion prandaj t’i heqi nga preventivi”.

Biseda e datës 02.11.2020.

Deborah Keçi i dërgon Nestorit tekstin “I. Relacion teknik 2. Projekt teknik 3. Grafik punimesh 4. Specifikime teknike 5. Preventiv” dhe i shkruan: “do ti bejmë bashk?… Se jam ne time limits per ta hedhur… Se me digjet si fond”.

Nestori: “Do perpiqemi ti bejme… Do vendos nje neser te merret me kete punë”.

Deborah: “Mos me ler pas dore… Te lutem”.

Nestori: “Ne realisht nuk projektojme”.

Deborah: “4 ok se une nuk e di”.

Nestor: “Por po bejme dicka per ty…. Sa per tender…. Se nuk do ndonje gje te madhe ajo“.

Deborah: “Prandaj te pyeta….. Se po ashtu ti them redit….. Tme gjej dike tjeter….. Me thuaj per cdo gje”.

Biseda e datës 04.11.2020.

Deborah: “Nestor te lutem shikoje pak ate emailen qe te nisa… Sepse neser duhet ta hedh ne sistem”.

Nestori: “E shef juristja ne mengjes dhe ta kthejme Debora”.

Biseda e datës 01.12.2020.

Nestori: “Duhet te me dergosh kodet e 3 antareve te KVO-së”,

Deborah: “teuta guri 123456789… jeijon.mera Pass 123456789… reinaldo.gjerazi 123456789″. Nestor: “Me duhet edhe User i atij qe ka hedhur proceduren”.

Deborah: “joana mullara sporti2020”,

Deborah: “Do e beni ju vlersimin tan?”. Nestor: “Po po, patjeter,„„, neser”.

Deborah; “okey.., Me thuaj per cdo gje“.

Biseda e datës 07.12.2020.

Deborah: “Vetem aman shikojini tamam se mos hamë noi burg”.

Nestor: “Jo jo pa merak”.

Deborah dërgon 2 foto dhe disa tekste me përmbajtje: “E ka nuk e eleminon dot.. Duhet te kemi kujdes vjet se beme dot ksi se na ankimuan………”.

Deborah: “Aman te kemi cik Kujdes me keto… Se po i shikon kjo juristja ime dhe njeher”.

Nestor: “Do i them juristes ta shofi neser,, Ti do dalesh neser apo je pushim ?”.

Deborah: “Edhe dal…. Te ishim takuar ti shikonim pak… Me Kujdes se kam pak frik”.

Biseda e datës 09.12.2020.

Nestor: “E mbylli Debora”.

Deborah: “Hajt per hajer… Me dilni Per zot tani”.

Biseda e datës 16.12.2020.

Deborah: “Nestor si te kam….. Ka ardh ndonje ankimim….. Do i thuash asaj ta shikoj njeher…….. E dita fundit sot”

Nestor: “Mire Debora, si je ti,Ja të them une per 5 min.. Ne sistem nuk ka bere ankimim.. Vetem nga ju vjen ju aty me post,, Neser hidhet fituesi”.

Deborah: “Deri tani s’na ka ardh gje,, Ishalla ska”.