Ballina Europë 52-vjeçarit nuk i hiqet nënshtetësia pasi përdhunoi një nxënëse, shqiptari ‘fut në...

52-vjeçarit nuk i hiqet nënshtetësia pasi përdhunoi një nxënëse, shqiptari ‘fut në sherr’ institucionet britanike, Daily Mail ngre shqetësimin: Zyrtarët shpërfillën provat që vërtetonin se…

69
0

Një 52-vjeçar shqiptar, i cili ka qenë i dënuar në Britani në 2015 për përdhunimin e një vajze 15 -vjeçare nuk mund t’i hiqet nënshtetësia britanike.

Daily Mail shkruan se Gjin Gjergji ka përfituar azil në mënyrë të rreme, pasi në vitin 2000 ka shkuar në Britani me pretendimin se u largua nga Kosova për shkak të luftës.

“Home Office u përpoq t’i revokonte pasaportën e tij britanike në mënyrë që ai të mund të dëbohej pas dënimit gjashtëvjeçar për përdhunim.

Megjithatë, zyrtarët kishin dyshuar që në vitin 2005 se atij i ishte dhënë statusi i refugjatit me një identitet të rremë – megjithatë ata nuk kishin marrë masa.

Tani një gjykatë imigracioni ka arritur në përfundimin se do të ishte ‘e padrejtë’ t’i hiqte atij shtetësinë britanike kur provat e disponueshme pothuajse 20 vjet më parë ‘shpërfilleshin’”, shkruan tabloidi britanik.

“Jam mirë, nuk kam asnjë shqetësim këtu. Erdha në MB sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu”, tha ai për Daily Mailin.

Gjergji tha se besonte se ka të drejtë të qëndrojë në MB, sepse ai ka një familje këtu dhe vendlindja e tij, Shqipëria është shumë e rrezikshme.

“Ka shumë njerëz të këqij atje,” shtoi ai.

Pavarësisht kësaj, ai planifikon të vizitojë nënën e tij të moshuar dhe të afërmit e tjerë në Shqipëri sapo të arrijë pasaporta e tij e re në Mbretërinë e Bashkuar.