Barazimi i Arsenal-Manchester City ishte si një fitore për Liverpool, pasi të kuqtë me triumfin ndaj Brighton, morën kreun e klasifikimit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, futbollisti i Cityt, Bernardo Silva e ka pranuar se tashmë jo gjithçka varet nga lojtarët e drejtuar nga Pep Guardiola.
“Ishte një ndeshje e vështirë sepse luajtëm kundër një ekipi të madh. Arsenal-i është shumë mirë i organizuar, shumë konkurrues dhe luan me një ritëm të lartë dhe mendoj se ndeshja mund të kishte shkuar në çdo mënyrë, kjo është ajo që ne e ndjemë nga fusha. Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër skuadrave që mbrohen kaq shumë dhe nuk ishte e lehtë të krijonim raste për t’u dhënë sulmuesve tanë mundësinë për të shënuar.
Shumë gjëra mund të ndodhin tani dhe fati ynë nuk varet nga ne më. Ne varemi nga Liverpool-i dhe Arsenal-i tani, kështu që ne kemi nevojë që ata të lënë pike dhe njëkohësisht që ne t’i fitojmë ndeshjet tona”- Tha ai.