Ballina Aktualitet Dosja ‘5D’/ “Skemë e ngjashme me inceneratorët”, eksperti i ekonomisë shpërthen ashpër:...

Dosja ‘5D’/ “Skemë e ngjashme me inceneratorët”, eksperti i ekonomisë shpërthen ashpër: Ata kanë dalë nga shishja e korruptuar dhe nuk kanë më frikë, megjithëse…

202
0

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’.

Për një emision televiziv, Preçi tha se kjo skemë tregon se drejtorët apo zyrtarët publike nuk janë më të kënaqur me ato 20 apo 30 % që përfitonin në mënyrë korruptive nga prokurimet publike, por duke krijuar skema të tilla, duke u përfshirë në biznes.

“Djajtë kanë dalë nga shishja dhe ato nuk kanë më frikë, megjithëse SPAK po e bën mirë punën e tij”, tha Preçi, duke komentuar një prej aferave më të mëdha, atë që njihet tashmë si dosja ‘5D’.