Ballina Politika Federata e opozitës/ Çupi: Përdorin elektoratin e Berishës. Basha? Po përpiqet të...

Federata e opozitës/ Çupi: Përdorin elektoratin e Berishës. Basha? Po përpiqet të fitojë kohë, por po dëmton PD

79
0

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha do të tradhtohet edhe nga të tijët. Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, thotë se federata e opozitës po përdor elektoratin e Berishës por jo këtë të fundit pasi e dinë se ai ka vdekur si politikan.

“Po e tërheq Berishën si karrem drejt vetes. Ai e di që nuk ka asgjë përfitim nga Berisha madje kanë edhe kosto të lartë por mendoj se duke përdorur thjesht për t’i marrë njerëzit që ka me vete. Përdorin elektoratin e Berishës por  e dinë që është i vdekur si politikan. Jam i sigurt që në një moment të caktuar, pjesa e Foltores do t’i thotë se nuk të njoh Berishës. Nuk do ta mbështesë për ta liruar nga burgu apo nga drejtësia por thjesht pretendon se është me të. Gabimi në thonjëza që bëri Basha është që u distancua nga Berisha herë pas here dhe ka mbetur pa njerëz. Jo vetëm për këtë arsye dhe ai pretendon se një ditë do të kthjellohen njerëzit dhe do kthehen. Basha që përfaqëson partinë legale pret kohën. Duket sikur vërtitet në pakuptim.“, tha Çupi.

Duke u ndalur te shtyrja e publikimit të listave për deputetë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, analisti tha se Basha po tenton që të fitojë kohë, por kjo sipas tij, po e dëmton më shumë Partinë Demokratike.

“Basha luan me vanitetin, me kotësinë por është tipik sepse nuk ka shumë skrupuj. I njëjti është Berisha, ka gënjyer gjithë kohës por duke bërtitur dhe kallur frikë. Berisha thotë jam malësor, i ndershëm dhe i pakorruptuar. Këto e mbulojnë gënjeshtrën, por Basha është vulnëerabël nuk bërtet dot dhe përsëritjen e gabimit nuk e quan për asgjë. Ai ka ikur nga parlamenti, ka djegur mandatet por tani e patë që përsëri bojkotoi. Nuk vajti në komisione, në detyrimet e tij parlamentare. Nëse do të bojkotojë prapë, do të thotë se fraza që do të shkojë në zgjedhje do të jetë e pavlerë. Koha që kërkon të fitojë Luli me këto gjëra po dëmton shumë PD zyrtare. Edhe pse disa duket që janë të fiksuar të qëndrojnë në parti, e gjitha dëshmon se Basha nuk ndryshon nga Berisha. Është njësoj, tenton të fitojë kohë nëse do të hapet një dritë jeshile për të.”, u shpreh analisti.