Ballina Rajoni “Kam ditë që të shikoj, të dua”/ 13 vite burg për shqiptarin...

“Kam ditë që të shikoj, të dua”/ 13 vite burg për shqiptarin që përdhunoi 70 vjeçaren greke

54
0

Me 13 vite burg është dënuar një shqiptar i akuzuar se ka përdhunuar një 70 vjeçare greke.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor të vitit të kaluar teksa e moshuara flinte në shtëpinë e saj në Skala Patmos kur ndjeu se dikush hapi derën e banesës së saj.

E moshuara ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë, duke treguar se shqiptari mbante thikë në duar duke e kërcënuar se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, do ta godiste.

Mediet greke shkruajnë se e moshuara gjatë përdhunimit i tha “nuk ke të dashur, çfarë do me mua, unë jam e sëmurë dhe plakë”. Ndërsa shqiptari i ishte përgjigjur: “të dua, kam ditë që të shikoj”