Ballina Rajoni Nga Shkupi në Mekë me biçikletë! Shqiptari udhëtim për rreth 2 muaj

Nga Shkupi në Mekë me biçikletë! Shqiptari udhëtim për rreth 2 muaj

54
0

57-vjeçari Qamuran Hirda, i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç, do të udhëtojë nga Shkupi në Mekë me biçikletë.

Ai thotë se udhëtimi për në Haxh pritet të zgjasë dy muaj, ndërsa pritet të udhëtojë me biçikletë rreth 4.000 kilometra.

“Vendosa të bëj një udhëtim të shenjtë, me sport, me biçikletë”, tha Hirda.

Ai tregon se ndalesa e vetme do të ndodhë për shkaqe sigurie në Siri.

“Në Adana ose Gazi Antep do të kemi aeroplan, do të shkojmë deri në Aman – Jordani. Vetëm Sirinë e kalojmë, prej aty vazhdojmë shkojmë për deri në destinacionin e fundit, për në Mekë”, u shpreh 57-vjeccari.